Miniera Kalimash- Po nxirrte krom, humb jetën minatori
Kalimash-Miniera e Kalimashit i ka marrë sot jetën një minatori 46 vjeçar. Teksa po nxirrte krom brenda në minierë, Xhevdet Batushi ka humbur jetëm pasi një sasi e madhe dheu është shkëputur duke e zënë brenda.
Policia bën me dije se nga goditja në kokë, Batushi ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohe vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.
Shkrime të tjera me interes: