Jolie-Pitt pritet të adoptojnë fëmijën e shtatë
HOLLYWOOD - Çifti më i njohur i Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, dëshirojnë të kenë një tjetër fëmijë. Sipas mediave amerikane, Jolie dhe Pitt i kanë premtuar vajzës së tyre Zahari, se do të adoptojnë një tjetër fëmijë.
“Janë shumë të lumtur. Brad dhe Angie i kanë premtuar Zaharit para dy vjetësh se do të adoptojnë edhe një fëmijë që është i lidhur me Zaharin.”, - ka thënë një burim pranë çiftit, i cili sqaron se ky vendim lidhet edhe me faktin se shtata është numri i fatit i Brad Pitt.
Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë, tre biologjikë dhe tre të adoptuar.
(er.nu/BalkanWeb)