E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet anetari i "Bandes se Durresit", Gashi

Tirane- Interpol Tirana ka ekstraduar dje anetarin e "Bandes se Durresit", Bujar Gashin. 37-vjecari, nga Durresi eshte sjelle nga Milano, (Itali) pasi ishte shpallur person ne kerkim nderkombetar. Gashi akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Sipas policise, Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, me vendim numer 114, te dates 21 korrik te vitit te kaluar ka caktuar ne ngarkim te tij masen e sigurise "arrest me burg". Ngjarja per te cilen akuzohet Bujar Gashi ka ndodhur me 9 korrik 2000 ne Durres, kur ai ne bashkepunim me anetaret e tjere te "Bandes se Durresit", kane vrare me arme zjarri shtetasin Dritan Disha. Procesi gjyqesor ne ngarkim te 16 te pandehurve, ka mbetur ne deshmine e te penduarit Adriatik Colit. Pot 78 seanca gjyqesore jane shtyre, per mungese te avokateve ne seanca. Edhe pse per keta te fundit gjykata ka kerkuar marrje masash, ende nuk eshte bere asnje. Ne ditet ne vazhdim, Gashi do te njihet me akuzat qe rendojne ne ngarkim te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›