Nuk iken dot ne Greqi, rreh gruan
Elbasan- Ushtron dhune fizike ndaj gruas me te cilen bashkejetonte, pasi nuk mundi te kaloje ne shtetit fqinj, Greqi. Komisariati i Policise se Elbasanit, ka nisur procedimin penal per Fatmir Sallakun 42 vjec, me banim ne Belesh, pasi ndaj tij eshte ngritur akuza e "plagosjes me dashje". I dyshuari akuzohet se dje, rreth ores 19:00 ne lagjen "5 Maji", ka goditur me mjete te forta duke i shkaktuar demtime ne pjese te ndryshme te trupit, Bukurie V., 35 vjece, nga Holta e Gramshit. Sipas te dhenave te policise, cifti ishte nisur per ne Greqi, por nuk ka mundur te kaloje kufirin, ndoshta per mungese dokumentesh. Pas kthimit, Fatmir Sallaku ka qendruar tek disa te njohur te tij dhe pas nje grindje banale, ka rrahur barbarisht 35-vjecaren me te cilen bashkejetonte. Gruaja eshte larguar duke kryer denoncim dhe marre mjekimin e nevojshem. Uniformat blu kane nisur menjehere ceshtjen penale ndaj te dyshuarit qe u shoqerua. Fatmir Sallaku, rezulton te jete denuar me pare per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike" dhe po hetohet per nje krim tjeter. Gruaja ka deshmuar se 42-vjecari, nuk kishte motive te forta per ta keqtrajtuar.
F. Salliu
F. Salliu