Paralizoi 7-vjecaren, merr 400 mije leke gjobe infermierja
Tirane- Infermierja e cila i shkaktoi paralize nje 7-vjecare, eshte denuar nga Gjykata e Tiranes vetem me 400 mije leke gjobe. Fabiola Agastra eshte denuar dje nga ana e gjyqtarit Kreshnik Omari. Infermierja akuzohej per vepren penale te "mjekimit te pakujdesshem". Ngjarja per te cilen akuzohej Agastra, ka ndodhur mbremjen e 2 shtatorit te vitit 2006. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, vogelushja 7-vjecare Luciana P., ishte cuar nga gjyshja e saj ne Qendren Spitalore Universitare, pasi kishte pasur temperature te larte. Nena e 7-vjecares ishte ne Greqi dhe per te, kujdesej
gjyshja. Ne QSUT, mjeku roje ka ngarkuar infermieren e turnit, Fabiola Agastra, qe t'i bente nje injeksion per t'i ulur temperaturen. Ajo qe i ka rene ne sy gjyshes ne momentin e pare ka qene fakti se infermierja ishte sjelle ne menyre te vrazhde me to dhe ia kishte bere vajzes injeksionin ne menyre te ashper, gati brutale. Ajo nuk kishte treguar asnje lloj kujdesi megjithate, gjyshja nuk kishte menduar se e keqja do te vinte me pas. Pas injeksionit, vajzes i ishte nxire vendi ku ishte shpuar dhe akoma me keq, nuk arrinte ta levizte me kemben. Pasi eshte konsultuar me mjeket, gruaja ka kuptuar se infermierja i ka injektuar vajzes nje medikament, i cili nuk perdorej prej vitesh dhe qe sipas deklarimeve te saj ne organin e akuzes, krijonte ulje te menjehershme te temperatures dhe shkaktonte paralize. Kjo e ka bere edhe me te rende gjendjen, por gjyshja ka menduar se shendeti i vajzes do te permiresohej. Ajo e ka derguar mbesen ne spitalin pediatrik, ku 7-vjecarja eshte shtruar dhe i eshte nenshtruar trajtimit mjekesor, por gjendja e saj nuk ndryshoi. E ema e vajzes, sapo kishte marre vesh lajmin, u kthye nga Greqia. Kur jane bindur se vajza nuk do te sherohej me, familjaret e saj kane vendosur te bejne padi ndaj infermieres, e cila fillimisht eshte pushuar nga puna. Infermierja nuk e ka pranuar akuzen gjate procesit gjyqesor. Ne Gjykaten e Tiranes, ka deshmuar per ceshtjen e infermieres Fabiola Agastra, qe akuzohet per paralizimin e nje 7-vjecareje per shkak te mjekimit te pakujdesshem, edhe mjeku qe ka qene i gatshem diten e ngjarjes. Mjeku Durim Bebeci, ka pohuar se i kishte lene porosi infermieres se turnit, qe ajo te mos i bente vogelushes paracetamol te lengshem, pasi do te kishte pasoja, por ajo e kishte kryer veprimin nga ana e saj. Dy seanca me pare Prokuroria e Tiranes, kerkoi ndaj saj shpalljen fajtore dhe denimin me 400 mije leke gjobe.