Rikthehen letrat me vlerë
Tiranë (start)-Qeveria do të vendosë që letrat me vlerë të emetuara në vitin1995, të përdoren sërish. Këtë vendim e bëri sot të ditur kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha tha se në vitin 1995 janë emetuar letrat me vlerë, me të cilat qeveria dhe mazhoranca e asaj kohe synonte të bënte një lloj shpërndarje të pasurisë kombëtare nëpërmjet një bonusi të caktuar për çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç. Por sipas kryeministrit, “kriza e thellë financiare, rebelimi i vitit '97 dhe sistemi kleptokratik që u vendos pas vitit '97 i bëri ato inekzistente".
Berisha tha se që prej asaj dite kanë kaluar 13 vjet, duke theksuar se "Qeveria dhe mazhoranca është zotuar se nuk do t'i mohojë ato, por do të gjejë mënyrën e duhur për trajtimin e tyre".
"Në vitin e emetimit të tyre, për arsye jo të qëndrueshme, por më shumë si një jehonë, ato imituan lekët e privatizimit, ndërkohë që lekët e privatizimit, faktikisht, ishin lekë me destinacion privatizimin dhe që do të dëmshpërblenin ditën e vuajtjes në burg, në përputhje me ligjin e kohës. Bonot e privatizimit në asnjë vend dhe në asnjë rast nuk janë cilësuar si lekë. Sidoqoftë, ne duhet të fillojmë të hapim siparin e përdorimit të tyre," u shpreh Kryeministri.
Si hap fillestar në këtë drejtim, Kreu i Qeverisë propozoi që t'i jepet mundësia pronarëve që parablerjen ta bëjnë me letra me vlerë. Sipas tij, "ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave do të bëjnë modelimin dhe ekuivalentimin e tyre, duke krijuar një lehtësi të madhe për pronarin për të parablerë objektin e nxjerrë në privatizim".
Duke e konsideruar parablerjen si një të drejtë të ligjshme, Kryeministri Berisha vuri në dukje se "ajo është aplikuar në rastet e bashkëpronësisë private-publike". Por këtë ligj në favor të pronarëve, sipas tij, "e anuluan qeveritë e mëparshme, ndaj dhe maxhoranca e ka amenduar dhe rikthyer atë".