E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos u shqetësoni, për GJND’në

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi janë shprehur të bindur se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë në favor të Kosovës.

Dy udhëheqësit më të lartë të shtetit, madje, porositën qytetarët që mos të shqetësohen fare për vendimin që do ta marrë Gjykata e botës, sipas të gjitha gjasave, më 22 korrik.

“Mos e merrni me shqetësim asnjëherë”, tha Presidenti, me t’u kthyer nga Republika e Mallawiit.

Ai shtoi se në krahë të Kosovës janë shtetet e fuqishme të planetit.

“Ju e dini se në GJND mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës e kanë dhënë mbështetjen e tyre. Gjykata do të vlerësojë argumentet dhe, argumentet e Kosovës janë të parrëzueshme. Unë e përsëris sërish atë thënien latine se - para argumenteve zotërat heshtin”.

Presidenti tha se nuk dëshiron ta paragjykojë vendimin e Gjykatës, por u shpreh i bindur se gjykatësit do ta kenë parasysh realitetin pozitiv të krijuar në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

“Unë them edhe sot këtu se do të ketë edhe shumë vende të tjera që do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Sejdiu.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›