Fyerja dhe shpifja, përplasje PD- PS
Tiranë- Të dyja grupet politike bashkë me shoqërinë civile kanë rënë dakord për ndryshime në kodin civil dhe atë penal,ku bën pjesë shpifja dhe fyerja.
Propozimi i qeverisë mbi shpifjen dhe fyerjen, pra që të trajtohen vetëm në kodin civil dhe jo në atë penal si dhe të dënohet vetëm me gjobë, është shoqëruar me debate në Komisionin e Ligjeve. Opozita është shprehur se është dakort që dënimi të jetë vetëm me gjobë, por çështjet të ngelen te kodi penal.
“Ne nuk mund të heqim nga Kodi Penal fyerjet, shpifjet që shkaktohen për motive raciale etj. Nëse kanë nevojë të rishikohen, le ta bejmë, ne do ti relatojme ditën e hënë, por është një keqkuptim total qe bëhet. Fyerja dhe shpifja është për median dhe për në politikanët, por jo per këdo”, – tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.
Ndërsa kryetari Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali u shpreh se kjo çështje nuk duhet ti përkasë më të drejtës penale.
“Media dhe liria e fjalës duhet të çlirohen nga vargonjtë penalë dhe njerëzit, konfliktet qe kanë me abuzimin, duhet ti zgjidhin nëpërmjet metodës civile. Ne kemi arritur në një pikë kur duhet ti themi vetes duam modelin e shekullit e 19-të apo duam modelin e shekullit 21-të? Ne duhet të guxojmë për pak më shumë, të paktën Komisioni i Ligjeve duhet të guxojë për pak me shumë”, – tha Rusmali.
Ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile janë shprehur se legjislacioni ynë lidhur me këtë fushë është mbrapa në karhasim me vendet e tjera të rajonit, dhe kanë preferuar që ta vendosë Komisioni i Ligjeve se ku duhet të trajtohet.
Shkrime të tjera me interes:
- PD-PS, rikthehet debati për ligjet me 3/5 Tiranë- Ligjet që kërkojnë 3/5 në Kuvend janë bërë sërish...
- Komisioni i Ligjeve, miratohet kandidati i PS-së për Avokatin e Popullit Tiranë- Kandidtura e propozuar nga Partia Socialiste për postin e...
- KL,demokratët kërkesëTopit për të konsultuar Kushtetutën Tiranë- Anëtarët demokratë në Komisionit e Ligjëve kanë dërguar sot...