E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosialos: Të formojmë qeverinë deri në darkë

"Deri në mbrëmje duhet të arrijmë  një marrëveshje për formimin e një qeverie bashkëpunimi kombëtar, sipas mendimit tim, ajo duhet arritur këtë mbrëmje, kjo është e mundur nëse të gjithë tregojnë mirëkuptim dhe guximin e duhur, do të ishte gjithashtu pozitive të kemi në mbrëmje emrin e kryeministrit", u shpreh Mosialos.

Duke shtuar se bisedime zyrtare po zhvillohen mes maxhorancës socialiste dhe opozitës konservatore, ai vlerësoi "të nevojshme" që të dy partitë e mëdha ta jenë pjesë në ekipin e ri, sepse kjo qeveri, duhet të ketë anëtarë me përvojë.

Nëse arrihet një marrëveshje gjatë ditës, kryeministri Jorgos Papandreu, i cili u angazhua dje të lërë pushtetin, mund të japë dorëheqjen për të lejuar që ekipi i ri të marrë besimin e parlamentit deri në fund të javës", tha Mosialos, i cili ditët e fundit është bashkuar me opozitën e brendshme të kryeministrit. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-06 11:33
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›