U kapën me drogë, dy në pranga

Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, nga të dhënat e para në vendngjarje mësohet se autovetura që lëvizte nga Shkodra drejt Tiranës është ndaluar në afërsi të Fushë Krujës dhe nga kontrolli është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale më shumë se 1 kg drogë e tipit kokainë dhe heroinë.
Policia tha se bllokoi dhe dy pistoleta, një armë automatike si dhe një sasi fishekësh. Nga i njëjti burim bëhet e ditur se të dhëna më të detajuara lidhur me operacionin dhe identitetin e dy personave të arrestuar në flagrancë do të jepen gjatë orëve në vazhdim.
/Start/E.B/
2011-11-06 11:46