Mosinformimi, pacientët “të varur” nga buzët e mjekut
Eneida ka trokitur deri tani në disa dyer, por askush nuk i ka dhënë informacion të saktë mbi atë çka mund të ketë. E takojmë në një nga poliklinikat e kryeqytetit, për të parë se sa të gatshëm janë mjekët që përveçse ta kurojnë, edhe ta informojnë. Udhëzuesit klinikë janë shpërndarë tashmë dhe mjekët janë udhëzuar që të japin informacion të detajuar për pacientët. Por, sa e zbatojnë ata këtë?
Poliklinika
Çdonjërit na ka rastisur t’u drejtohemi të paktën një herë në jetë dyerve të poliklinikave dhe spitaleve. Eneida 30-vjeçare është një ndër ato paciente që vetëm për dhembje, pas së cilës i janë shtuar dyshimet, ka vendosur të bëjë kontrolle të tjera mjekësore.
Bashkë me të i drejtohemi poliklinikës së lagjes, në një nga dhomat gjendet edhe mjeku i familjes. Troket në derë. Pas prezantimit, mjeku të pyet nëse e ke marrë librezën shëndetësore, pastaj vazhdojnë pyetjet mbi shëndetin. Dhe sa hap e mbyll sytë, mjeku i familjes i jep të kuptojë pacientes se për rastin konkret do të ishte më mirë të shikohej edhe nga mjeku specialist. I përshkruan rekomandimin, dhe me kaq mbyllet edhe konsulta mjekësore. Bileta e udhëtimit gjendet tashmë në dorën e pacientes, rekomandimi i mjekut të familjes është i vlefshëm vetëm deri tek dera e mjekut specialist tek poliklinika e specialiteteve në Tiranë.
Pacientja ende është nën konfuzionin për sëmundjen e mundshme që ajo mund të ketë, pasi nuk ka marrë asnjë informacion. Në shpresë për t’u informuar nga mjeku specialist i fushës, pacientja vazhdon rrugëtimin.
E lodhur edhe nga tensioni psikologjik që ndien nga pakuptimësia që i japin sëmundjes së saj, ajo mbetet vetëm të presë nëse do t’i jepet një kuptim të paktën nga mjeku specialist. Pas disa minutash udhëtim, mbërrin në klinikën e specialiteteve. Udhëzohet nga infermieret roje për katin në të cilin gjendet mjeku. Gjetja e tij mund të marrë edhe disa minuta, nga konfuzioni i krijuar për shkak të rindërtimit të godinës.
Ashtu mendueshëm, edhe dhoma e mjekut specialist gjendet.
Pacientja me një buzëqeshje në buzë, si për të treguar se më në fund e gjeti, i vjen përballë një shikim rrufe i mjekut, aq sa ky i fundit nuk i thotë fare as të ulet, por ashtu në këmbë e pyet fillimisht pacienten nëse ka rekomandim apo faturë. Pas kësaj i thotë infermieres ta regjistrojë. Dhe biseda mbi sëmundjen fokusohet në plan të dytë. Pacientes i ngrin buzëqeshja në buzë. Fytyra e saj merr një tjetër hije. E teksa i tregon mjekut shqetësimet që ndien, ajo belbëzon. Pacientja vazhdon të jetë në këmbë, ndërsa mjeku seç shkruan në recetë. I drejtohet pacientes duke i thënë: “Mendoj të bësh disa analiza që të jem edhe unë më e qartë”.
Pacientja gjithnjë e më shumë bëhet “injorante” përballë situatës në të cilën si pa dashur gjendet. Mendon seriozisht se mund të ketë një sëmundje të rëndë, kur ndërkohë asaj shumë mirë mund t’i ishin shpjeguar shqetësimet që ka, çfarë sëmundjeje përbëjnë, në mënyrë që edhe pacienti të dijë, të shqetësohet apo jo.
Por ja që nuk ndodh kështu. Rrugëtimi i Eneidës 30-vjeçare nga një dhomë e mjekut në një tjetër i ngjan një maratone të vërtetë. Edhe analizat bëhen, kthimi tek mjeku specialist e bën situatën gjithnjë e më të rënduar.
Tek e njëjta zyrë, me të njëjtin mjek, por me një pacient, rrahjet kardiake të cilës shtohen nga momenti në moment. Pacientja ia dorëzon rezultatin e analizave, mjeku i sheh. Me sytë drejt tavolinës, si për të kërkuar bllokun tjetër me receta, mjeku mbush një tjetër recetë-rekomandim për një vizitë mjekësore në spital.
Kësaj radhe, Eneidës i duhet të udhëtojë drejt spitalit.
Spitali
Një shprehje thotë se “mjeku kujdeset për sëmundjen dhe natyra i shëron”, por kujdesi dhe komunikimi që patën me pacienten në fjalë, lë shumë për të dëshiruar. Bardhësia e bluzës së bardhë që mbajnë mjekët, të jep idenë e një engjëlli mbrojtës të cilit mund t’i besosh edhe jetën. Ndonëse ekziston një përpjekje për besim dhe mirëkuptim mes pacientëve dhe mjekëve, kjo ende nuk mund të thuhet se është arritur. Eneida 30-vjeçare, edhe pas kontakteve me dy mjekë, rezultatet e analizave ende gjenden në gjendje amullie. Vizita e radhës në spital është me një nga shefat e pavijoneve të QSUT-së. Mjeku del e sheh dhe i thotë: “Më prit 10 minuta”. Por ashtu siç e pohon edhe Eneida, pret për gati dy orë në këmbë në korridoret e pavijonit. Edhe kësaj radhe, si për ironi të fatit, vizita mjekësore kryhet në këmbë tek dera. Pacientja pas dy orësh i tregon mjekut recetat, rekomandimet dhe rezultatet e analizave. Pas letrave vijnë shqetësimet e pacientit, dy-tre fjalë sa për të thënë mbi arsyet se përse i ndien shqetësimet. Dhe pastaj shpjegimi: “Nuk është asgjë serioze. Dhembja do të kalojë. Merri këto kokrra dhe piji vazhdimisht”. Rrugëtimi disaditor i Eneidës merr fund pas një “mali” me kokrra të përshkruara në recetë dhe shpjegimit gojor prej 5 minutash.
ISHP, mjekët e laborantët në protestë
Instituti i Shëndetit Publik hidhet në grevë për rritjen e pagave. Punonjësit e këtij instituti kanë ndërprerë një orë punën, për t'u kërkuar autoriteteve përkatëse të zbardhin vendimin e qeverisë, për rritjen 10-20% të pagave në shëndetësi, vendim i hyrë në fuqi prej korrikut të këtij viti. Edhe pse në të gjithë sistemin bluzat e bardha e kanë përfituar këtë rritje, në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka pasur asnjë ndryshim në paga. Sindikata e punonjësve të ISHP-së i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, prej nga varet, shpjegim për këtë situatë të paqartë, por deri më sot nuk është marrë një përgjigje, heshtje e cila ka shtyrë një prej instituteve më të rëndësishme në vend në grevë. Nëse askush nuk merr masa për të rivënë në vend këtë padrejtësi, greva do të vijojë deri në bllokim të punës së këtij instituti. Sipas ISHP-së, janë rreth 10 nëpunës me tituj e grada shkencore, të cilët në raport me homologët e tyre janë më të papaguarit në Shqipëri. Krahas nëpunësve të tjerë të institutit, as për këtë kategori nuk ka pasur rivlerësim në pagë.
Komisioni i Shëndetësisë
Miratohet ligji i ri për farmacitë
Komisioni i Shëndetësisë ka miratuar dje ligjin e ri për farmacinë, një projekt i sjellë nga qeveria dhe i konsultuar nga Ministria e Shëndetësisë me grupet e interesit. Komisioni mori parasysh disa vërejtje nga opozita, ku ishte e pranishme dhe ministrja e Shëndetësisë. Sipas Anila Godos, janë dy çështjet që zgjidh ky ligj: liberalizimi i marrjes së lejeve për hapjen e veprimtarive farmaceutike, si dhe për gjetjen e një tjetër mënyre për regjistrimin e barnave. Në komision u propozua që në ligj të sanksionohej që kush merr licencën për farmaci duhet të ketë medoemos këtë profesion, meqenëse në jo pak raste pronarët e tyre kanë profesione që s’kanë lidhje me farmacinë.
Godo: Çakordancë kompetencash në shëndetësi
Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, mblodhi dje drejtorët e drejtorive të shëndetit publik ( ISKSH, ISHP etj.). Ministrja Godo theksoi se shëndeti publik është një nga problemet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. Qëllimi i këtij takimi ishte analiza e funksionimit të drejtorive të shëndetit publik, në shkallë rajonale. Kjo është një nga reformat e rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. Politikat shëndetësore rrisin nivelet dhe Instituti i Shëndetit Publik, Drejtoria e Shëndetit Publik, janë përçuesit kryesorë të politikave shëndetësore”, - u shpreh ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo.
Takimi i djeshëm ishte në vazhdim të një reforme të nisur, bazuar në urdhrin e dalë më vitin 2007, por jo të realizuar në shumicën e pikave të tij. Ky urdhër, “Për shkrirjen e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor në rrethe në nivel prefekture” me të tëra mangësitë apo jo të zbatimit të tij, u prezantua dje nga drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, z. Gazmend Bejtja. Në prezantimin e tij ai vuri theksin mbi strukturën e drejtorive të shëndetit publik dhe në rregulloren e cila vë theksin “në organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë se Shëndetit Publik të Qarkut”.
Situata aktuale në këtë prezantim, tregon një bashkekzistencë joeficente të Drejtorisë së Shëndetit Publik të Qarkut me drejtoritë e shëndetit publik të rretheve. Kontrolli i standardeve në kujdesin spitalor vazhdon të jetë një funksion i papërmbushur dhe është e ndjeshme mungesa e një Inspektorati Shëndetësor e jo thjesht sanitar. Në këtë situatë vihet re edhe se roli i organeve të qeverisjes vendore është fuqizuar, por jo sa duhet. Vazhdon një moskuptim i përgjegjësive në raportet DSHPQ – DRSKSH. Gjithashtu, ende mungojnë mekanizma rregullatorë për mbështetjen e DSHPQ-së në funksionin e saj: standardet e institucioneve, akreditimi, protokolle etj.