Shkup, fushatë publicitare dhe sondazh për nivelin e korrupsionit
Një bashkëpunim NOA-INA
Shkup, 19 dhjetor 11:46 NOA - Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Shefik Duraki, realizoi sot takim me përfaqësuesit e Institutit republikan ndërkombëtar (IRI), Xhon Kevano, drejtor i Programit për marrëdhënie me publikun.
Në takim ishte i pranishëm dhe Kris Ingram konsultant e ekspert për marrëdhënie me publikun, i cili gjithashtu është edhe themelues i “411 komunikatave”- firmave për menaxhim të projekteve, hulumtime, marrëdhënie me publikun dhe komunikim medial.
Në takim u këmbyen mendime për rezultatet e deritanishme të Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, gjegjësisht u theksuan vështirësitë që dalin nga periudha e tranzicionit nëpër të cilën kalon vendi.
Nga të dyja anët, si mënyrë e cila do të kontribuojë në përmirësimin e luftës kundër korrupsionit u parashtrua fushata mediale, me të cilën do të ishte afruar problemi deri te qytetarët.
Në takim, Zëdhënësi Duraku theksoi se me arritjen e besimit më të madh të qytetarëve kah institucionet e shtetit do të ishte rritur motivacioni kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa kjo do të kishte sjellë stabilitet politik më të madh në vend.
Lidhur me aktivitet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, nga ana e zëdhënësit Shefik Duraki, u theksua se planifikohet fushatë mediale dhe zbatimi i anketës me të cilën do të rishikohen rezultatet në luftën kundër korrupsionit.
INA/NOA