Moska: Nëse Rusia sulmohet, do godasim qendrat ku merren vendimet, përtej Kievit

“Në rast sulmesh në qytetet tona, Rusia do të godasë qendrat ku merren vendime të tilla kriminale. Disa nuk janë Kievi”. Kështu ka deklaruar shkroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev, pas një takimi të zhvilluar me Vladimir Putin.
Deklarata e Medvedev vjen pasi Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi se Amerika nuk do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore me rreze të gjatë. Deklaratën e Biden, Medvedev e cilësoi si “të arsyeshme”.
Rusia ka deklaruar se çdo dërgesë të armëve të rënda do ta shohë si një përshkallëzim provokues./Corriere.it
/rtsh.al/