Zelensky thirrje liderëve të BE-së: Tregoni unitet më të madh! Konfliktet e brendshme vetëm nxisin Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është drejtuar liderëve të BE-së në Bruksel përmes një video-lidhje, ku tha se Evropa duhet të tregojë “unitet më të madh”.
“Është koha që ju të mos jeni të ndarë, jo fragmente, por të jeni një e tërë,” tha ai, duke bërë thirrje për një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim të naftës ruse.
Zelensky përdori vendin e tij si shembull, duke thënë se duke punuar së bashku, ukrainasit i kanë bërë ballë ushtrisë ruse më shumë sesa prisnin shumica e liderëve botërorë, përfshirë Putinin.
Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të ndalojë “grindjet” e brendshme për sanksionet, duke thënë se ato vetëm e nxisin Rusinë.
Udhëheqësit e BE-së kanë zhvilluar një takim në përpjekje për të arritur një marrëveshje për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, që do të përfshinte një ndalim të naftës ruse. Por Hungaria, e cila është shumë e varur nga gazi rus, thotë se nuk do ta mbështesë planin./ BBC
/rtsh.al/