E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare, ministri i Jashtem gjerman sot ne Athine

ATHINE- Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle viziton sot Greqinë, ku do të takohet edhe me presidentin Karolos Papulias dhe kryeministrin Giorgos Papandreu. Një prej temave qendrore do të jetë gjendja dramatike financiare e Greqisë. Papandreu të hënën në Parlament ka premtuar se qeveria e tij do të jetë e vendosur në përpjekjet për rregullimin e problemeve me buxhetin. Rimëkëmbja e financave është një "obligim kombëtar", deklaroi Papandreu. Ai u kërkoi të gjitha partive politike që të mbështesin kursin e kursimeve. Borxhet e Greqisë janë rritur vitin e kaluar në 12,7 për qind të prodhimit bruto. Për shkak të shkeljes së rregullave financiare të stabilitetit të euros, Greqia është nën mbikqyrje të shtuar të BE-së. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›