E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditja e dyte ndaj reformes Obama. Gjykata e Floridas Antikushtetuese

Reforma shëndetesore, një ndër planet më ambicioze të presidencës Obama merr një tjetër goditje. Për herë të dytë një gjykatë federale e shpalli ligjin përkatës antikushtetues. Gjykata në Florida gjykoi se Kongresi ka tejkaluar kompetencat e tij, duke detyruar të gjithë shtetasit të kenë një sigurim shëndetësor në vitin 2014. Por gjykatësi shkoi një hap më tej se kolegu i tij në Virxhinia me vendimin paraprak, duke e shpallur të gjithë reformën si antikushtetuese.

Gjykatësi në Virxhinia kishte shpallur vetëm pjesë të reformës në kundërshtim me kushtetutën. Sipas të gjitha gjasave debate në nivel  juridike pritet të përcillet në Gjykatën Supreme të SHBA-së. Reforma në shëndetësi është një nga projektet më të rëndësishme të presidencës Obama. Aktualisht më shumë se 30 milionë nga 312 milionë banorët e SHBA-së nuk kanë sigurim shëndetësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›