Moska heq embargon e importit nga BE-ja

Moska, nga nesër, do të heqë embargon mbi importet e perimeve nga Evropa.
Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi rus për Kontrollin e Produkteve.
Rusia ndaloi importet e zarzavateve të freskëta nga Bashkimi Evropian më 2 qershor, për shkak të shpërthimit të bakterit vdekjeprurës - E.coli.
BE-ja, e cila, vitin e kaluar, ka eksportuar perime në vlerë prej 600 milionë eurosh në Rusi, ka thënë se bllokada e Moskës nuk ishte e justifikuar shkencëtarisht.