E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov kritikon presidentin gjeorgjian

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, duke e quajtur “një rast patologjik". Këto komente, Lavrov i ka bërë gjatë përvjetorit të tretë, të luftës Rusi-Gjeorgji.
“Nuk kemi të bëjmë asgjë me një person që ka urdhëruar vrasjen e paqeruajtësve, që ka urdhëruar vrasjen e civilëve paqësorë, përfshirë qytetarë të Federatës Ruse. Mikhail Sakashvili është një rast patologjik. Ai është një anomali në mesin e njerëzve gjeorgjianë”, ka theksuar Lavrov.
Konflikti shpërtheu më 8 gusht, 2008, kur trupat gjeorgjiane u përpoqën pa sukses të rimarrin kontrollin mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore. Rusia dërgoi trupa, të cilat mposhtën shpejt ushtarët gjeorgjianë.
Që atëherë, Rusia ka përforcuar praninë e saj ushtarake në Osetinë e Jugut dhe në rajonin tjetër separatist të Gjeorgjisë -Abkhazinë. Moska ka njohur dy rajonet në fjalë si shtete të pavarura.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›