Ish-kandidati për President për Bjellorusinë kërkon azil në Britani

Ish kandidati për president në Bjellorusi, Andrey Sannikau ka kërkuar azil politik në Britani të Madhe. Lajmi është konfirmuar nga gruaja e tij, Iryna Khalip, e cila ndodhet në Minsk, por ka refuzuar të japë hollësi të tjera.
Ndërkohë motra e Sannikaut, Iryna Bahdanava, ka deklaruar se vëllai i saj aktualisht është duke jetuar në një banesë në Londër.
Sannikau ishte një kandidat i opozitës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010 në Bjellorusi. Ai u rendit zyrtarisht i dyti pas presidentit të tanishëm autoritar, Alyksandr Lukashenka.
Ai ishte arrestuar menjëherë pas zgjedhjeve dhe ishte dënuar me pesë vjet burgim, nën akuzat për organizim të protestave masive. Më pas ai ishte falur dhe lëshuar nga burgu në muajin prill.