Moska kërcënon me raketa në Bjellorusi

Moska ka kërcënuar se do të vendosë raketa taktike në Bjellorusi dhe në kufijtë e saj, nëse dështojnë bisedimet me Washingtonin për mburojën anti-raketë.
Lajmin e ka bërë të ditur një burim diplomatik që citohet nga agjencia ruse “Interfax”, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin.
Sipas burimit, Moska mund të vendosë raketa të tipit “Iskander” në Bjellorusi dhe në rajonin rus të Krasnodarit, pasi kishte kërcënuar se do të vendoste raketa hedhëse në enklavat e Kaliningradit.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bjellorusisë janë më të forta se kurrë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Bashkimin Euro-aziatik.
Gjithashtu, tani që është konfirmuar rikthimi i Vladimir Putinit në krye të Kremlinit, Perëndimi druhet se do të rinisë lufta e ftohtë.