Egjipt, marrëveshje për qeveri kombëtare

Mediat egjiptiane kanë raportuar se politikanët egjiptianë kanë deklaruar se Këshilli Ushtarak ka rënë dakort për krijimin e një qeverie kombëtare.
Abu al-alla Madi dhe Muhamed Selim el-Ava, dy politikanët që morën pjesë në takimin e krizës me Këshillin Ushtarak, deklaruan se ky këshill po ashtu ka pranuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Esam Sharaf, duke mbështetur kështu krijimin e një kabineti kombëtar për ta zëvendësuar atë.
Megjithatë, detajet e kësaj marrëveshje mbeten ende të paqarta.