Barroso-Montit: Italia ka përpara sfida madhore, BE pret reforma

Bashkimi Europian pret nga Italia reforma të thella dhe institucione të forta. Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeminisin italian Mario Monti në Bruksel.
Barroso theksoi se situata ekonomike ne Itali cilësohet mjaft e vështirë ndaj qeveria ka përpara një sfidë madhore. Ndërkaq Monti ka dhënë garanci se do të zbatohen rekomandimet e Eurozonës dhe se vizioni i tij mbetet ai i zhvillimit të mëtejshëm të Italisë.
Kryeministri italian Mario Monti ndodhet për një vizitë në Bruksel, ku pritet të takohet me liderët europianë për të diskutuar mënyra për të nxjerrë vendin nga kriza e borxheve, si dhe për të rikthyer besimin në tregjet europiane.
Ai do të takohet me presidentin e Bashkimit Europian Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit Europian, Barroso.
Ndërkohë një ditë më parë kryeministri italian ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Ndërsa nesër në vazhdimi të vizitës së tij pritet të takojë kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Sarkozy.