E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama kërkon nga vendet islamike të mbrojnë amerikanët

Presidenti amerikan Barak Obama iu ka bërë thirrje vendeve myslimane që të bëjnë më shumë në mbrojtjen e amerikanëve të cilët ndodhen në këto vende.
 

Obama ka bërë këto komente në një televizion amerikan duke iu referuar sulmeve të ndodhura ditët e fundit mbi ndërtesat diplomatike amerikane.
 

Protestuesit kanë sulmuar ambasadat amerikane dhe kanë djegur flamuj amerikanë, pasi një video e bërë në SHBA nxiti një sulm mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, gjatë të cilit u vra ambasadori amerikan Kristofer Stivens dhe tre amerikanë të tjerë.
 

Presidenti Obama i cili ka urdhëruar masa të ashpra sigurie në misionet amerikane, e ka quajtur videon “ofenduese”, por ka thënë se ajo nuk është justifikim për dhunën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›