E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, publikohen karikatura të profetit Muhamed

E përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo tha se edicioni i fundit i revistës përmban karikatura të profetit Muhamed.
 

Botuesi i së përjavshmes, që fillimisht ishte një karikaturist i njohur me emrin Charb, tha se imazhet do të “shokojnë njerëzit”.
 

Vendimi i revistës për të publikuar karikaturat vjen mes protestave në vendet myslimane kundër një video të lirë, të bërë privatisht në SHBA e cila tall profetin Muhamed.
 

Kryeministri francez Zhan Mark Ero ka kërkuar përgjegjshmëri. “Kryministri konfirmon kundërshtimin e tij për këto publikime dhe bën thirrje që secili të jetë i përgjegjshëm”, citon AFP një deklaratë të zyrës së tij.
 

Franca, ka të paktën katër milionë myslimanë duke u bërë vendi me komunitetin më të madh islamik në Evropë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›