E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi anti-islamik, arabët bllokojnë YouTube

Arabia Saudite ka ndaluar aksesin në YouTube për të bllokuar videon anti-islamike.
 

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve njoftoi se mbretëria ka dërguar një kërkesë në Google, që ka në pronësi edhe YouTube, për të “fshehur” të gjitha lidhjet që përmbajnë videon, e cila është prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe që tall profetin Muhamed.
 

Google nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së AP-së për ta komentuar këtë.
 

Google ka bllokuar publikimin e videos në Libi dhe Egjipt pas dhunës që ka përfshirë këto vende, si dhe në Indonezi dhe Indi, pasi videoja shkel ligjet në ato vende.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›