Brahimi: Kriza në Siri po përkeqësohet

Ndërmjetësi i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, ka deklaruar se kriza siriane është duke u përkeqësuar dhe mund të destabilizojë rajonin.
Ai edhe njëherë iu bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për krizën.
Komentet e tij për televizionin Al Jazeera vijnë pas vizitës së tij në kampet e refugjatëve në Jordani.
Vizita e tij në kamp vjen një ditë pasi që ka takuar privatisht shefin e Ligës Arabe, Nabil Elarabi në shtëpinë e këtij të fundit në Kajro.
Brahimi ka takuar edhe presidentin Bashar Asad të shtunën për herë të parë që kur zëvendësoi Kofi Ananin si përfaqësues ndërkombëtar për Sirinë.