E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska ofron azil politik per al-Assad

Mediat izraelite raportojnë se Rusia i ka ofruar azil politik presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, nëse ai pranon t’i dorëzojë kompetencat zëvendëspresidentit.
Sipas tyre, Rusia i ka propozuar zëvendëspresidentit sirian, Farouk al-Shara që të marrë kompetencat e kreut të shtetit për një periudhë tranzitore, deri në organizimin e zgjedhjeve, në këmbim të azilit politik në Moskë për Assad dhe familjen e tij.
Po sipas mediave izraelite, al-Shara zhvilloi një vizitë sekrete në kryeqytetin rus në 16 dhjetor, ku u takua me ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Kremlin. Mësohet se edhe SHBA-ja ka rënë dakord për ketë propozim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›