E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimet ekonomike per vitin 2012

Viti 2012 pritet të sjellë një vit me qëndrueshmëri ekonomike për Shqipërinë. Megjithëse në një sfond ndërkombëtar të trazuar ekonomik, përfaqësues të botës së biznesit veçojnë ndërtimin e disa vepra të rëndësishme, të cilat do të lëvizin ekonominë vitin e ardhshëm.
Sipas kreut të Bashkimit të Domave të Tregtisë, Ilir Zhilla rritja prej 4.3 për qind, e parashikuar nga autoritete financiare për vitin 2012, është e realizueshme.
Gjithashtu, zoti Zhilla veçon vlerësimet e raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cili Shqipëria veçohet për zhvillimin ekonomik, në një kohë kur vendet e rajonit përjetuan rritje negative.
Për vitin 2011 rritja ekonomike mendohet të jetë 3.9 -4 për qind, ndërsa sipas buxhetit 2012, rritja ekonomike parashikohet të jetë 4.3 për qind. Ky parashikim cilësohet nga autoritetet financiare si parashikimi konservator, për shkak të kujdesit që po tregohet mbi financat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›