Irani lufte Shen Valentinit

Autoritetet iraniane bënë me dije gjatë ditës së sotme se do të ndalojnë festimin e Shën Valentinit në vend, ndërsa shfaqja e simboleve të ditës së dashurisë do të jetë e ndaluar.
Festa e të gjithë të dashuruarve, që mbahet në të gjithë botën në 14 shkurt, është bërë popullore në vitet e fundit në Iran dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme.
Një zyrtar bëri të ditur në agjensinë e lajmeve “ILNA” se shteti do të bllokojë të gjithë kartolinat, dhuratat, çokollatat apo simbolet e tjera të ditës, e cila sipas legjendës i është kushtuar një martiri të krishterë.
Lëvizja e Tehranit është një tjetër nismë kundër përhapjes së kulturës perëndimoreë në vend. Vende të tjera muslimane si Arabia Saudite gjithashtu e ndalojnë festimin e kësaj dite, shumë popullore në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.