Moske, hetimet për sulmin kamikaz
Menjëherë pas marrjes se përgjegjësisë nga një prej liderëve çeçenë për shpërthimin ne aeroportin e Moskës, autoritetet ruse kane arrestuar vëllain dhe motrën e kamikazit, te dy adoleshente, qe dyshohen sit e implikuar ne sulm. Hetuesit kane arritur ne përfundimin se personi qe me date 24 janar ka shpërthyer bombën ne aeroportin ?Domodedovo?, është 20-vjeçari Magomed Yevloyev, nga Kaukazi Verior. Ne një video te publikuar ne internet, Doku Umarov, anëtar i një grupi islamik nga Kaukazi Verior ka marre përsipër autorësinë e një sere sulmesh ne Rusi, ku kane humbur jetën mbi 100 persona dhe kjo me qëllimin e vetëm për te rrezuar regjimin ne Rusi. Nder te tjera ai ka deklaruar se sulmet do te vazhdojnë.
Shpërndaje