Protesta në Francë kundër Sarkozi
Anëtarët e sistemit gjyqësor ne France kane braktisur sallat e gjyqit, për te protestuar paqësisht kundër kritikave te presidentit Sarkozy mbi sistemin ligjor ne vend. Protestat, qe kane filluar qe nga java e shkuar, jane shfaqur edhe me masive pasi me ta janë bashkuar edhe punonjësit e sistemit arsimor ne vend. Krerët e sindikatave janë shprehur kundër kritikave te Sarkozy, duke theksuar se ajo qe presidenti kërkon është eliminimi i drejtësisë ne shërbimet dhe edukimin publik. Sipas tyre, fjalët e kreut te shtetit janë te rrezikshme për lirinë ne vend dhe nxisin dhune. Ne protestën paqësore kundër presidentit Sarkozy, vetëm një vit përpara zgjedhjeve presidenciale, pritet te bashkohen edhe krerë te forcave te rendit, mjeke dhe te tjerë punonjës te sektorit publik ne vend.
Shpërndaje