E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, palestinezi plagos me thikë studentin shqiptar

Emblema dhe ndërtesa kryesore e universitetit RUDN (Universiteti Rus i Miqësisë së Popujve) në Moskë

Mark Brunga

Shthuret Miqësia e Popujve!, – kështu e ka nisur një prej të përditshmeve ruse lajmin e bujshëm të një përleshjeje me thika mes dy të rinjve, një shqiptari dhe një palestinezi në një prej universitete më të njohur të Moskës.

Ngjarja që ka tronditur opinionin në kryeqytetin rus dhe ka bërë xhiron e botës, duke zbardhur sherrin internacional, në një vend që shquhet për rregull dhe disiplinë.

Gazeta Shekulli ka mësuar dje se, mes dy të rinjve studentë (emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia e Moskës), të cilët studionin në vitin e parë dhe të dytë të universitetit rus që për ironi mban emrin Miqësia e Popujve (RUDN), janë zënë mes tyre ku shkak, sipas mediave, ishte ushqimi.

Faksimile (print-screen) e faqes në internet të lajmit me adrese: http://www.newsru.com/russia/08may2012/draka.html,

Sipas agjencisë ruse Interfaks, që citon burime nga policia e Moskës, dy studentët, njëri nga Palestina dhe tjetri nga Shqipëria, u konfliktuan pranë ndërtesës së konviktit të universitetit, ku që të dy morën plagë të thella nga përdorimi i armëve të ftohta (thika). Sipas agjencisë: Shtetasi shqiptar, student i kursit të parë, u shtrua në spital me plagë të thella në gjoks, në bel dhe në kokë.

Po ashtu dhe studenti i kursit të dytë, shtetas palestinez, u dërgua gjithashtu në spital me dëmtime të indeve të buta të kokës dhe të shpatullës. Sipas policisë, studentët banonin bashkë në një dhomë konvikti. Ndaj dy sherrxhinjve, u ngrit çështje penale në bazë të nenit 111 të Kodi Penal të Federatës Ruse, shkaktim i qëllimshëm i lëndimeve të rënda trupore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›