E Shtunë, 31 Tetor 2026

A je nënë mjaftueshëm, kopertina provokuese e Time

Një mama 26-vjeçare, bionde dhe në formë të shkëlqyer fizike, që ushqen me gji fëmijën e saj gati 4-vjeç. Kjo është kopertina provokuese e Time, numri i të cilës nuk ka dalë ende në treg, por mund të shihet në versionin online të revistës prestigjioze.

Titulli Je nënë mjaftueshëm dhe fotoja kanë bërë që të nisin debatet, kryesisht në rrjetet sociale.  Në foto, fëmija rreth katër vjeç qëndron mbi një karrige për të arritur gjirin e së ëmës. Poshtë titullit lexohet: Pse kujdesi i tepruar prindëror i çon disa nëna në sjellje ekstreme.

Në titull njoftohet për këshillat e Bill Sears, një doktor që rekomandon ushqyerjen me gji për një kohë të gjatë, ndarjen e shtratit mes prindërve dhe fëmijëve etj. Komentet në rrjetet sociale janë nga më të ndryshmet, kryesisht kundërshtuese.

Ndërsa drejtori i Time e ka mbrojtur zgjedhjen e bërë, duke thënë se është një foto provokuese, e cila përfaqëson lidhjen lidhjen ekstremisht të fortë nënë-fëmijë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›