E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ne parlament ligji per kthimin e pronave

Ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave ndanë deputetët e opozitës dhe të mazhorancës në ide dhe në vota gjatë seancës së sotme plenare. Ky ligj, i ndryshuar kaloi me 73 vota pro dhe 55 abstenime. Megjithëse një ligj, i cili priret t’i japë zgjidhje shqyrtimit të mijëra dosjeve të ish pronarëve, deputetët e opozitës kundërshtuan ate me argumentin, se nuk është në favor të subjekteve të shpronësuara. Sipas deputetiti te PS, Bracce, vendosja e metodoligjisë së ccmimit në varësinë e Këhsillit të Ministrave, është e papranueshme. POr, në përgjigje të këtyre deklaratve, kryetarja e Parlamentit , zonja Topalli u shpreh se dikur qeverisja socialiste nuk u krijua asnjë fond për këtë kategori.

Me ndryshimet i që iu bënë ligjit për kthimin dhe kompensmin e pronave, ccmimi I tokës që do të kompnesohet do të llogaritet sipas standardeve ndërkombëtare të ccmimit. Këto ccmime do të llogariten nga Shoqata Kombëtare e Vlerësesuve. Po ashtu, ndryshimet në ligj lejon shtyrjen e afatit të shqyrtimit totalisht të 6550 dosjeve të ishpronarëve që gjenden në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pornave.

Ndryshimet në ligj synojnë që çmimi i kompnesimit të pronaës të jetë s a më afër vlerës reale të tregut. . Nisur nga praktikat e deritanishme të kompensimit, vlera e disa objekteve ka qenë më e lartë se realja dhe vlera e disa të tjerave më e ulët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›