E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moske proteste e grupit opozitar Vullneti

Protestues te nje grupi opozitar qe e quan veten Vullneti demonstruan sot ne sheshin Bolotnaja te Moskes kunder manipulimit te zgjedhjeve korrupsionit dhe politikave sociale te Kremlinit. Ky grup i cili nuk eshte i lidhur me asnje levizje apo parti te opozites manifestuan ne qender te qytetit duke valvitur flamure ruse dhe sovjetike si dhe flamure te partise komuniste jo parlamentare te punetoreve ruse.

Demonstruesit protestuan kunder manipulimit te zgjedhjeve dhe standartit te ulet te jeteses madje u bene thirrje autoriteteve qe te zbatojne ate qe ata e quajne vullneti i gjithe popullit rus si dhe kerkuan shtetezimin e kompanive te medha industriale dhe te burimeve natyrore.
Kandidatja e pavarur presidenciale Svetlana Peunova e cila nuk eshte regjistruar tha se Rusia ka nevoje per reforma socialiste.

Kombinimi i arritjeve me te mira te socializmit si per shembull garancite sociale mund te sigurohet nga shteti vetem kur ajo eshte pasuri shtetrore. Presidenti Medvedev flet per privatizimin e te gjithe pasurise shtetrore qe do te thote se nuk do te kete me pronare te vertete. Populli varferohet plotesisht prandaj mbrojtja e shendetit arsimi kultura dhe bujqesia duhet te sigurohen falas nga shteti tha zonja Peunova.

Protestuesit kerkuan gjithashtu te drejta te barabarta per te gjithe kandidatet presidenciale.

Kushtet per kandidatet presidenciale nuk jane te barabarta. Ne kerkojme te drejta te barabarta per keta kandidate. Nese kerkohet mbledhja e 2 mije firmave per kandidatet e pavarur qe te regjistrohen atehere kjo duhet tu kerkohet te gjithe kandidateve ose te gjithe kandidatet te marrin pjese lirisht ne zgjedhjet presidenciale tha nje protestuese.

Protesta e sotme pason protestat masive pas zgjedhjeve te dhjetorit ne Moske te cilat terhoqen dhjetra mijera protestues nga parti dhe levizje te ndryshme politike.

Protestat me te medhate e opozites qe prej ardhjes ne pushtet te zotit Putin ne vitin 1999 pasuan zgjedhjet parlamentare te 4 dhjetorit per te cilat protestuesit dhe vezhguesit e huaj thane se u shoqeruan me manipulime dhe shkelje.

Protesta te tjera priten ne fillim te shkurtit nje muaj para zgjedhjeve presidenciale te 4 marsit te cilat mund ti japin nje mandat te trete zotit Putin ne Kremlin edhe per 6 vjet te tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›