E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Zgjedhjet paraprake ne New Hampshire dy debate brenda 12 oresh

Dy dite para zgjedhjeve te para paraprake te gares presidenciale ne Shtetet e Bashkuara gjashte republikanet qe synojne te sigurojne emerimin e partise se tyre u perballen me njeri-tjetrin sot ne mengjes ne debatin e dyte qe nga dita e djeshme.

Ish-guvernatori i Masacusetsit e perdori debatin e sotem per tu mbrojtur nga kritikat e ashpra qe i bene rivalet e tij.

Ai beri thirrje per shkurtimin e shpenzimeve nga ana e qeverise dhe jo rritje taksash sic po kerkon presidenti Barak Obama.

Ish-Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich dhe ish-senatori Rick Santorum e kritikuan zotin Romney ne lidhje me karrieren e tij te meparshme si drejtues i nje firme investimesh.

Zoti Gingrich dhe zoti Santorum kane nje platforme zgjedhore me  konservatore sesa zoti Romney.

Rezultatet e votimeve paraprake ne New Hampshire ku anketat tregojne se zoti Romney kryeson konsiderohen nje tregues i rendesishem per shanset e kandidatit qe do te siguroje emerimin republikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›