Perpjekje per miratimin e projektit te naftesjellesit Keystone
Instituti Amerikan i Naftes po u kerkon ligjvenesve amerikane tu japin fund atyre qe kjo shoqate e tregetise i cileson si rregulla shtrenguese. Sipas tyre keto rregulla do te sjellin nje varesi energjitike me te madhe per vendin dhe me pak vende pune per amerikanet. Instituti po i kerkon gjithashtu Presidentit Obama te miratoje projektin e nje naftesjellesi qe nis nga Kandaja.
Shtetet e Bashkuara kane rezerva energjitike te jashtezakonshme nese perfshihen rezervat e paperdorura te gazit natyror dhe te qymyrit.
Amerika ka rezerva me teper se Arabia Saudite se Rusia se Kina dhe Irani Libia e Kuvajti te marre se bashku.
Jack Gerard eshte president i Institutit Amerikan te Naftes. Ai u deklaroi drejtoreve ekzekutive te industrise se e vetmja gje qe po pengon krijimin e sigurise energjitike te Amerikes dhe hapjen e mijera vendeve te punes eshte ngurrimi i administrates per autorizimin e kerkimeve te naftes dhe gazit.Instituti ka nisur nje fushate per ta bere prodhimin e energjise ne nje nga elementet e debatit te zgjedhjeve. Ai po ushtron trysni ndaj Presidentit Obama per te miratuar projektin e nje naftesjellesi te madh i cili do te transportonte ne rafinerite e Teksasit 700 mije fuci nafte kanadeze te paperpunuar ne dite.
Ne kemi shpresa se ai do te marre vendimin pozitiv duke krijuar keshtu 20 mije vende te reja pune per amerikanet dhe duke ndihmuar ne krijimin e gjysme milioni vendesh pune te tjera brenda vitit 2030.
Aktivistet e mjedisit e hedhin poshte kete arsyetim. Ata thone se 3 mije kilometrat tubacion te naftesjellesit te madh Keystone do te sillnin deme te pandreqshme. Pat Spear eshte perfaqesues i nje fisi indigjen nga Dakota e Jugut.
Ne jemi kunder per arsye qe lidhen me mjedisin kryesisht per shkak te rrezikut te rrjedhjeve ne naftesjellesin Keystone.
Nderkohe Instituti Amerikan i Naftes thote se projekti prej 7 miliarde dollaresh do te ishte nder me te sigurtet ne bote. Analisti Geoffrey Styles thote se eshte nje situate shume e veshtire per nje president kur ndaj tij ashtu si ne kete rast ushtrohen trysni te kunderta nga sindikatat dhe nga aktivistet e mjedisit.
Ideja per ta shtyre vendimin per pas zgjedhjeve ishte me e mira e mundshme por une mendoj se tani ai do te detyrohet te vendose dhe cilido te jete qendrimi i tij njera pale do te ngelet e pakenaqur.
Por zoti Styles shton se nje program energjitik i forte do te ndihmonte Shtetet e Bashkuara te ishin te mbrojtura ndaj ndikimit te problemeve gjeopolitike ne disa nga vendet prodhuese me te medha te naftes ne bote.
Irani po kercenon te mbylle Ngushticen e Hormuzit per shkak te masave ndeshkuese te ndermarra ndaj tij por ka dhe faktore te tjere. Edhe ne Nigeri ka probleme. Pra behet fjale per paqendrueshmerine karakteristike te tregut te naftes.
mimet e naftes jane rritur ndjeshem pas protestave te dhunshme ndaj heqjes se subvencioneve te karburantit ne Nigeri si dhe pas kercenimeve te udheheqesve iraniane se do te reagonin ndaj sanksioneve kunder tyre duke mbyllur Ngushticen e Hormuzit. Ky pikekalim detar i ngushte perdoret nga anije naftembajtese nderkombetare per te transportuar pothuajse 40 perqind te naftes ne bote.