E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet paraprake pergatisin skenen per zgjedhjet e pergjithshme presidenciale

Procesi politik ne Shtetet e Bashkuara per zgjedhjen e kandidateve per president eshe i gjate dhe zgjedhjet e ardhshme paraprake do te jene ne shtetin veriperendimor Nju Hampshir. Me 10 janar ky shtet zhvillon zgjedhjet e para paraprake te rregullta pas zgjedhjeve te javes se kaluar ne Ajova. Ne kete pjese mbi zgjedhjet ne Amerike korrespondenti i Zerit te Amerikes Jeffrey Young shpjegon se si zgjedhjet paraprake pergatisin terrenin per zgjedhjet e Nentorit 2012 ku do te perballen partia demokratike me partine republikane.

Nju Hampshir eshte shtet me territor dhe popullsi te vogel por zgjedhjet atje terheqin vemendjen e mbare vendit. Dhe jehona e rezultateve arrin deri ne Shtepine e Bardhe.

Ne shumicen e shteteve votuesit regjistrohen ne nje parti politike dhe mund te votojne vetem per kandidatet e asaj partie. Por ne disa shtete si Nju Hampshir votuesit te cilet nuk jane te regjistruar me ndonje parti mund te marrin pjese ne zgjedhjet paraprake.

Candice Nelson eshte eksperte e zgjedhjeve.

Qellimi i sezonit te zgjedhjeve paraprake eshte tu mundesoje kandidateve te prezantojne veten para votuesve ti japin votuesve mundesine per tu njohur me kandidatet ne menyre qe ata te mendojne per kandidatet gjate nje periudhe prej 3 ose 4 muajsh.

Kandidatet gjithmone kane bere fushata duke takuar persona nje nga nje proces qe analistet e quajne politike me pakice. Ata shkojne nga qyteti ne qytet per ti dhene doren votuesve marrin pjese ne tubime te ndryshme dhe gjejne menyra tjera per tu takuar me elektoratin. Kandidatet i shfrytezojne keto kontakte per ti njoftuar votuesit me qendrimet e tyre ndaj ceshtjeve te ndryshme. Steffen Schmidt eshte studius politik ne Universitetin e Ajoves.

shte si nje skene ose nje kongres ku kandidatet vijne dhe perpiqen te shesin mallin e tyre. Dhe ne i lejojme ata ta bejne kete. Ata qe shesin shume mallra vazhdojne garen.

Kandidatet jane shites kurse votuesit jane bleres. Njerezit qe marrin pjese ne ngjarjet politike si tubimet e fushatave zgjedhore nuk e bejne kete thjesht per ti dhene doren kadidateve por ata duan shqetesimet e tyre te merren parasysh. Phil Eliot eshte korrespondent politik i Associated Press.

Ata marrin pjese ne keto aktivitete. I mbushin kafenete presin me ore te tera per te takuar kandidatet dhe per ti bere atyre pyetje serioze dhe te rendesishme.

Periudha tradicionale prej 3 ose 4 muajve e zgjedhjeve paraprake ne shtetet amerikane ka filluar te tkurrret ne zgjedhjet e fundit presidenciale nderkohe qe shtetet vendosin ti organizojne ato me heret me shpresen se ato do te terheqin me shume vemendjen kombetare dhe do te kene me shume ndikim ne percaktimin e kandidatit presidencial. Disa njerez kane propozuar qe te gjitha shtetet te organizojne zgjedhjet paraprake ne te njejten dite. Mark Rom eshte studiues politik ne Universitetin Georgetown.

Perparesia kryesore e organizimit te zgjedhjeve paraprake ne nivel kombetar eshte se votuesit votat nga individet ne mbare vendin do te kene te njejten fuqi ne zgjedhjen e kandidateve presidenciale. Kjo do te ishte gje e mire. Ana negative e mbajtjes se zgjedhjeve paraprake kombetare eshte se ato do ti japin perparesi te vecant atyre kandidateve te cilet kane mbledhur me shume fonde dhe atyre qe kane patur popullaritet me te madh ne fillim te gares.

Ne zgjedhjet paraprake vota e hedhur per nje kandidat presidencial ne fakt eshte vote per delegatet e kandidatit ne kogresin kombetar te partise qe zakonisht zhvillohet dy muaj para votimit perfundimtar. Kandidatet me numrin me te madh te delegateve ne pergjithesi fitojne emerimin e partise per tu bere kandidat i partise ne zgjedhjet e pergjithshme presidenciale ne nentor te vitit 2012. Kandidati qe i fiton zgjedhjet behet president i Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›