E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzuesja e Strauss-Kahn: Qaj çdo ditë

“Unë dhe familja ime qajmë çdo ditë. Nuk arrijmë të flemë. Kjo që më ka ndodhur mua nuk dëshiroj t`i ndodhë asnjë femre tjetër”. Kështu është shprehur, Nafissatou Diallo, gruaja që ka akuzuar ish kreun e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn për akuza seksuale.
 

Rreth 100 gazetarë kanë qenë të pranishëm në kishën e Brooklyn, për të dëgjuar gruan e cila fillimisht është shfaqur në televizion. Kjo ka qenë dalja e parë publike e saj që nga 14 maji, periudhë në të cilën ajo ka akuzuar ish kreun e FMN-së.

Prokuroria e New York, ka shprehur dyshime në lidhje me dëshminë e saj, dhe seanca e radhës është lënë për t`u zhvilluar në 23 gusht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›