E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarrëveshje në NATO rreth Libisë

Në NATO po shtohen mosmarrëveshjet rreth ndërhyrjes ushtarake në Libi. Ministri francez i Mbrojtjes Gerard Longuet ka kërkuar prej kryengritësve që të negociojnë me qarqet qeveritare në Libi dhe të mos presin rrëzimin e pushtetmbjatësit Muammar Gaddafi.

Kryengritësit e kanë refuzuar këtë kërkesë. Ata thonë se Gaddafi fillimisht duhet të largohet nga pushteti e më pas të fillojnë negociatat. Menjëherë ka reaguar edhe Uashingtoni zyrtar. SHBA-ja është e mendimit se populli i Libisë është ai që duhet të vendosë për zhvillimet në këtë vend, u tha në Uashington.

Departamenti Amerikan i Shtetit vijon të përsërisë faktin se Muamar Gedafi, lideri i Libisë, “nuk mund të qëndrojë më në pushtet”. Sipas këtij departamenti, përpjkejet e NATO-s po shtohen duke rritur presionin mbi Gedafin. Departamenti shton se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet për të mbrojtur civilët. Pak kohë më parë, Ministri Francez i Mbrojtjes deklaroi se vendi i tij do të lobonte në Këshillin e Sigurisë së OKB-së për të miratuar një rezolutë të re, e cila do të lejojë NATO-n që të arrijë objektivat e saj në Libi.

Gerard Longuet e dha këtë deklaratë në muajin prill, pas një letre të përbashkët të nënshkruar nga drejtuesit amerikanë, francezë dhe britanikë, në të cilën artikulohej se nuk mund të nënshkruhet asnjë paqe me kolonel Muammar Gaddafi-n në pushtet. Ndërsa bombardimet kishin hyrë në muajin e tyre të dytë, midis aleancës u shfaqën përçarjet e para lidhur me mësymjen ushtarake që duhetj të ndërmerte NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›