E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta: Irani furnizon ekstremistët irakianë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka akuzuar Iranin se furnizon me armë kryengritësit militantë në Irak.

"Jemi shumë të shqetësuar në lidhje me Iranin dhe armët që ai po siguron për ekstremistët në Irak. Dhe, ne po shohim rezultatet e kësaj. Në muajin qershor kemi humbur shumë amerikanë si rezultat i këtyre sulmeve. Ne nuk mund të qëndrojmë thjesht dhe të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë", tha Paneta.

Ai i bëri këto komente në Irak, ku po qëndron për vizitë zyrtare për herë të parë si sekretar i mbrojtjes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›