Siberi, ulje urgjente të një avioni, 5 të vdekur

Pesë persona kanë vdekur dhe katër janë plagosur rëndë, pasi një aeroplan rus u përplas gjatë një ulje të detyruar në një lum në Siberi.
Sipas mediave ndërkombëtare 33 persona ishin në bordin e aeroplanit, kur ai u përpoq të ulej në lumin Ob, 2500 kilometra në veri-lindje të Moskës.
Aeroplani raportohet se tentoi të bënte ulje të detyruar për shkak të zjarrit në njërin nga motorët e tij.