E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët sypatrembur ndaj rrezikut Made in China

Tiranë – Koha kur duhej të rrije në radhë me orë të tëra para dyqaneve për t’u blerë fëmijëve rosakët apo trenat lodër ka ikur. Gjithashtu është harruar edhe koha kur kishe lodrën e preferuar dhe që mundoheshe ta ruaje. Sepse tani ka shumë të preferuara dhe ato janë maksimumi të tilla një muaj. Sot numri i tyre është i pafund, makina, kukulla, pellusha dhe gjithçka tjetër gjenden në dhomat e fëmijëve. Thyerja e një cepi të makinës nuk është më tragjike për fëmijët, pasi mund të blihet tjetra shpejt dhe jo shumë shtrenjtë.

Me afrimin e festave të fundvitit dyqanet mbushen plot dhe akoma me shumë tregjet e rrugëve. Por në Tiranë tregu kinez, tek “Medreseja” dhe tregu i çamëve janë të pakonkurueshëm në këtë drejtim. Shumica e lodrave që shiten këtu mbajnë stampën Made in China, dhe për Europën kjo do të thotë Rrezik.

Vetëm pak ditë më parë Inspektoriati Qëndror Teknik nxorri një raport dhe sipas të cilit mallrat kineze përbëjnë një rrezik tepër të madh për shëndetin  e fëmijëve. Ka nga ato që materiali i tyre shkakton sëmundje të ndryshme, për shkak të përmbajtjes së kimikateve të rrezikshme në lëndët plastike.

Tirana ndodhet në një pirg lodrash kineze dhe një kohësisht në një pirg rreziku. Fëmijët tanë luajnë me mbetje që as vetë tregëtarët nuk e dinë se çfarë është, luajnë me lodra pa vulë dhe dokument shoqëruese për një mall importi. Prindërit nga ana tjetër joshen nga çmimet që janë tepër të ulëta, dhe nuk pyesin se nga vijnë apo dhe se sa të dëmshme janë për fëmijët.

Situata në tregun çam

Kukulla që flasin, gjela që këndojnë, armë lodër, vegla muzikore, makina elektronike e të tjera lodra për fëmijë dhe njerëz që shtyhen, e që blejnë pafundësisht. Kjo është panorama e përditshme e atij që quhet si tregu çam. Sapo ecën pak përgjatë rrugës së Kavajës, të bien në sy lodra të ndryshme për fëmijë. Ky treg është një nga pikat kyçe të Tiranës ku tregtohen lodrat, dhe ka një numër shumë të madh vizitorësh.

Aty sheh nëna që i plotësojnë tekat fëmijëve, por pa e ditur që bashkë me lodrën po u japin një rrezik që shumë vende të tjera po mundohen ta largojnë. Në vitin 2007 Ministria e Ekonomisë mori një aksion për t’i larguar nga tregu mallrat që nuk përmbajnë pullën që tregon vendin e prodhimit, si dhe kontrollin doganor dhe dokumentin ku thuhet përbërja e mallit, por mesa duket nuk ja ka dalë dot. Në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Idea”, është parë që asnjë lodër nuk e ka këtë pullë, por vetëm logon që vjen nga Kina.

Mua nuk më intereson përbërja, për mua ka rëndësi të shes sa më shumë. Pastaj kur nuk i kërkojnë prindërit këto gjëra pse duhet ti kërkoj unë shprehet një shitës. Dhe kur i tregoj më pas për raportin mbi dëmet e mallrave kineze më thotë që e ka dëgjuar edhe më parë këtë gjë. Kam parë në televizor të flitet, por ska ardhur njeri nga bashkia të na ndalojë vazhdon ai.

Ndërsa Tefta, nëna e një djali 4 vjeçar, shprehet se lodrat në përgjithësi këtu i blen sepse janë më lirë. Kur e pyes se a ka dëgjuar mbi dëmet e, mallrave kinezë më thotë: “Tani vetëm këto lodra janë dhe çfarë të marrim ne? T’i blesh në dyqan kushton shumë, ndërsa këtu me të njëjtën shumë mund të blesh disa vazhdon ajo.

Dhe ka shumë të drejtë sepse në Shqipëri nuk ka lodra të tjera, por vetëm lodra Made in China.

Ndërkohë që Tefta vazhdon të kërkojë për t’i blerë lodrën e preferuar nipit, shitësi më thotë se nuk jemi ne fajtorë, por ata që i marrin direkt nga Kina. Unë furnizohem tek një pikë këtu në Tiranë, dhe vetë personi që i merr këto lodra në Kinë duhet të interesohet për përbërjen e tyre dhe të na njoftojë deklaroi ai.

Por jo vetëm kaq, lodra shiten kudo nëpër rrugë dhe trotuare. Dhe kjo na bën që ato t’i kemi gjithmonë të pranishme dhe bashkë me to edhe rrezikun. Rrezik që qytetarët nuk e marrin përsipër dhe kjo sepse nuk ua lejon gjendja financiare. Por a ja vlen të vëmë në rrezik shëndetin e fëmijëve për shkak të të hollave?

Por kujdes edhe nga veshjet!

Jo vetëm lodrat përbëjnë rrezik, por edhe veshjet sidomos sandalet dhe këpucët. Sipas IQT-së këpucët përbëhen nga një material që imiton lëkurën e derrit dhe shkakton myk tek këmbët e fëmijëve.

Kliti Topalli /IDEA /

DSC00407 DSC00403 DSC00400 DSC00408 per faqe te pare

Shkrime të tjera me interes:

  1. Në Luginë vazhdon regjistrimi, pa shqiptarët
  2. Shqiptarët kujdesen më shumë për makinat, sesa për shëndetin e tyre
  3. Ne shqiptarët nuk dimë të jetojmë në komunitet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›