Dështimi po i vjen Ramës me çoroditje
Duke qenë fajtor, Rama dyshon si të tillë kundërshtarët, që të ngrejë alibíra kundërshtimi.
Meqë u mor vetëm me shpifje dhe gënjeshtra, i mbetur pa alternativë, po tenton të politizojë zgjedhjet lokale. Shterpësía e ideve e ka shpurë në përsëritje të vetes. Mirpo, duke lakmuar thelën e madhe, do të humbasë së shpejti të voglën. Lakmia shkatërrohet nga bumerangu i grykësísë. I shpartalluar në të gjitha pehlivanllëqet, Rama po përdor bllofin. Meqë gënjeshtrat e veta i ka besuar sinqerisht, mendon se dhe njerëzit mund të jetojnë me iluzionet e tij prej dështaku. I pandëshkuar për zullumet, mendon se mund t’ia hedhë deri në fund. Ambicien e një të përkëdheluri të diktaturës nuk e nxë as deti. Duke ulëritur se “Fajin e ka qevería!”, Rama tenton të qetësojë ndërgjegjen e sakatuar. Për hajdutin të gjithë janë kusarë. Tek dëgjon sejmenët e tij të mbrohen duke akuzuar, gjithkujt i kujtohet historía e kurtizanes, që mburrej se qëndronte më lart në sinqeritetin e paturpësísë së saj. Dihet fabula e hajdutit që bërtiste :”Kapeni hajdutin !”. Se, kur Rama shton taksat dhe pakëson shërbimet, të gjithë duhet të besojnë se jeton me erën e mollës. Por Rama u ka grabitur qytetarëve të Tiranës jo vetëm lekët. Ai po u merr jetën duke u varfëruar çdo ditë kushtet. Të gjithë ata që erdhën me entuziazëm në kryeqytet, po kërkojnë të largohen si prej një vendi, ku ka plasur sëmundja e murtajës. Rama duhet të përgjigjet para elektoratit për masakrën urbane dhe papërgjegjshmërínë, me të cilën sillet ndaj nevojave urgjente të banorëve të saj. Por ai e ka zgjidhur problemin me akuzat false ndaj qeverísë. Meqë s’ka ç’t’u ofrojë tiranasve si alternativë, akuzon qeverínë për kinse mungesa dhe të meta skandaloze. Dhe, për t’u fshehur prapa gishtit, porosit të lyhen me bojë të gjelbër betonet, që po i marrin frymën qytetarit.
“Fajin e ka qevería!” ulërijnë pas Ramës kasnecët, mediat e blera, gjithë puthadorët e tij. Por dhe sekserët, e lidhur me këtë sharlatan. Megjithëse po e shohin fundin e afërt të këtij “misionari” pa program. Se Rama i ka vënë kazmën madje dhe trafikut të këtij “bunkeri”, me përmasa të frikshme. Kurse maleve plehrave, që ka krijuar në kryeqytet, as që u hedh sytë t’i shohë, edhe kur shkel çdo ditë mbi to. Asnjë rrugë të nisur nuk e ka mbaruar duke tentuar të krijojë imazhin e një kantieri, ku po ndërtohet një qytet i mahnitshëm. Dhe, kur qytetarët gdhihen me shpresën të shohin pak qiell e të mbushin mushkërítë me ajër të pastër, dëgjojnë tellallët e pacípë :”Fajin e ka qevería!”. Dhe vërtet fajin e ka qevería që i ka dhënë bashkisë së Tiranës fonde më tepër se çdo herë tjetër. Që e lejon Ramën të bllokojë trafikun duke bërë grevë urie në mes të bulevardit, etj.
Por qeveria nuk ngarkohet me faj vetëm për të “justifikuar” indiferencën dhe grabitjen e fondeve nga ky “fukará”. Jo! Ajo duhet të mbajë në shpinë dështimin e pritshëm të këtij politikani, që nuk dëshiron të merret me politikë. Por kërkon t’i dhurohet në tavolínë kreu i qeverísë. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësí edhe për humbjen e Ramë në zgjedhjet lokale. Ajo duhet të akuzohet që po pengon Ramën të bëhet kryeministër. Po! Po! të mbajë përgjegjësí qevería që po përgatit zgjedhje të lira e të ndershme. Që po ia zbulon Ramës alibitë e vjedhjeve të 28 qershorit. Që po ia nxjerr lakuriq shpifjet trillimet dhe gënjeshtrat. Qeveria duhet të përgjigjet që që po e integron vendin në Európë, endé pa siguruar Rama, me klanin e tij, paratë e grabitura. Pa e detyruar ky “europian” Perëndimin ta pranojnë si hajdut e si nostalgjik të diktaturës. Ka faj qevería që po e pengon Ramën të mashtrojë pronarët dhe ish-të përndjekurit. Të krijojë urrejtje për demokracinë dhe të ringjallë ëndrrën e “lumturísë së kopaçes”. Se qeveria duhet të mbyllë njërin sy e të shurdhojë njërin vesh, kur sheh e dëgjon vjedhjet monstruoze të bashkisë; kur dallon blerjen e mitingashëve prej Ramë “revolucionarit”. Qeveria ka faj që jep e mban premtime. Që krijon “Alenca për Qytetarin”. Që zbulon “alternativën e karriges” së Ramës. Që vërteton synimet e mbrapshta të neobllokmenëve. Që rrit pensionet, rrogat dhe shton investimet. Që shtron rrugët e Shqipërísë dhe qan dertet e fukaráit. Po! Po! Qeveria e ka fajin, sa kohë që bashkia vjedh. Sa kohë që bashkia bllokon rrugët dhe detyrohet të lyejë me bojë betonimet për të krijuar imazhin e gjelbërímit.
Qeveria është fajtore që po ia rrëzon Ramës të gjitha “kushtet” për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Që po ia detyron atij militantët të largohen nga P.S.-ja. Që po e zbulon Ramën si dishepull të ”qoftëlargut”; si nostalgjik të diktaturës, si prepotent e arrogant. Shkurt, qevería e ka fajin që po bën çmos të forcohet shteti i së drejtës, që po punon të zbulohen krimet, vjedhjet marramendëse të bashkisë.
Dështimi i shëmbëllen një cunami. Ai nuk ka logjikë, nuk njeh garë elektorale. Nuk njeh regulla loje; s’pranon dialog, mirëkuptim, marrëveshje, tolerancë, harmoní. Jo! Dështimi tenton të krijojë amullí; të sajojë imazhe të këqía. Të njësojë djallin me engjëllin. Të krijojë përfytyrimin se vjedhja është fenomen universal dhe i pashmangshëm i demokracísë. Prandaj, o burra, thotë Rama, të kthejmë kokën nga diktatura, nga uria, nga frika, nga terrori dhe nga premtimet e hershme të “lugës së florinjtë!”. Por ja që dështími kështu vjen... gjithmónë... me çoroditje !...