E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista/Sekretarja e Shtetit Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Gates: “Ja pse ndërhymë në Libi”!

29-03-2011 / Gazeta 55

Zoti Sekretar i Mbrojtes Gates, do të nis me një pyetje për Ju. Misioni konsiston në sigurimin e një no-fly-zone - “ndalim-fluturimi” dhe mbrojtjen e civilëve, por jo rrëzimin e Gedafit nga Pushteti, edhe SHBA-të janë deklaruar pro një ndryshimi të regjimit në Libi. Po pse atëherë nuk e keni futur këtë opsion në ndërhyrjen e Natos në Libi?
Përgjigjet: Sekretari i Mbrojtjes Amerikane Robert Gates: “para së gjithash besoj se asnjëri s’do të fiksonte ca objektiva ose një mision ushtarak preciz nëse nuk ka besim për arritjen e një misioni të tillë. Siç kemi parë në të kaluarën, ndryshimi i regjistrimit është një punë shumë komplekse. Nganjëherë duhet shumë kohë. Herë të tjera objektivi është i arritshëm shumë shpejt, edhe pse s’është objektiv I ndërhyrjes ushtarake”.

Sekretare Klinton, Nato ka marrë komandën e kontrollit të zonës së ndalim fluturimit, po ende të mbrojtjes së civilëve. Kur mund të ndodhë një gjë e tillë?
Sekretarja e Shtetit amerikan Klinton: “ ne shpresojmë që Nato të marrë një vendim përfundimtar dhe shpresoj që të jetë pozitive, që të ketë brenda patjetër këtë mision, kështu siç është embargoja e armëve dhe zona e ndalim fluturimit, që janë bërë pjesë e komandës Nato të jetë edhe mbrojtja e civilëve”.

Çfarë do t’i thoshin atij në Bregun e Fildishtë ose në Siri  që thotë “ku është zona jonë e ndalim-fluturimit”, edhe ne jemi të vrarë nga diktatura?
Sekretarja e Shtetit amerikan Klinton: në ato vende nuk po përdoret forca ajrore për të shtypur protestuesit anti-qeveritar. Në sintezë: këto janë situate të ndryshme, por në Libi është një udhëheqës që u ka thënë njerëzve të tij të mos kenë mëshirë, të bombardojë popullin e tij: në këtë ai ka tejkaluar kufirin që ne s’mund të tolerojmë”.

Kur do të kuptojmë që misioni ka mbaruar? Kur mund të themi që zona e ndalim fluturimit ka dhënë rezultat e pritura dhe që mbrojtja e civilëve ka shkuar mirë?
Sekretari i Mbrojtjes Amerikane Robert Gates: mendoj se hyrja në veprim e zonës së ndalim-fluturimi është e kompletuar për qëllime praktike. Tani ne duhet ta kemi në funksion, por me siguri kjo pjesë do të jetë më pak e vështirë sesa instalimi i saj”.

Ka dëgjuar se Nato mund t’i duhet tre muaj, edhe pse Pentagoni flet për më shumë kohë?
Sekretari i Mbrojtjes Amerikane Robert Gates: “ mendoj se askush nuk mund t’u përgjigjet kësaj pyetje”…

Ju mendoni që Libia paraqiste rrezik për SHBA-të?
Sekretari i Mbrojtjes Amerikane Robert Gates: “Jo, jo. Situata në Libi nuk është një çështje vitale për SHBA-të, por është një interes që mund të kuptohet siç tha sekretarja Klinton…angazhimi i Arabëve i Europiane tregon se është një çështje me rëndësi”. Si në Veri po ashtu në Jug të Libisë kanë ndodhur revolucione. Këto vende kanë një brishtësi”.

Po thoni Egjipti dhe Tunizia?
Sekretari i Mbrojtjes Amerikane Robert Gates: po sigurisht Egjipt dhe Tunizi!
Sekretarja e Shtetit amerikan Klinton: Dua të shtoj diçka , sepse lindin shumë pyetje që duhet të kenë një përgjigje. Presidenti do të bëjë një fjalim  (dje në mbrëmje) përpara kombit. Të imagjinojmë të jemi këtu dhe të shikojmë sesi Bengazi pushtohet. Po flasim për një qytet më 700 mijë banorë. Të imagjinojmë mijëra banorë të masakruar, të tjerë të detyruar të emigrojnë, pa asnjë vend të sigurt, me një Egjipt që është në momente të vështira tranzicioni. Në këtë moment do na kërkojmë më zë të lartë: përse SHBA-të nuk bënë asgjë? Si mund të rrini të pa lëvizur kur Franca, Britania, dhe vende të tjera të BE-së e të Lidhjes Arabe, që na thonë se duhet të kishit bërë diçka? Pra, çdo vendim ka anët e saj negative dhe pozitive”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›