E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga punonjëses së kadastrës

Autori i Lajmit: red.
Abuzimet me pronat, në pranga punonjësja e kadastrës.
Nuk ka mundur t i qëndrojë më gjatë akuzës në mungesë, pasi është arrestuar nga policia për përfshirjen në skandalin e pronave në komunën Perondi të rrethit të Kuçovës. Punonjësja e zyrës së kadastrës pranë komunës Perondi mësohet se është arrestuar pasditen e djeshme, pas disa ditësh kërkim nga policia. Xhemile Qevani është arrestuar dje nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim nga organi i prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ndaj Qevanit, 53 vjeçe, lindur në Lushnje dhe banuese në fshatin Perondi, Kuçovë ku punonte si specialiste e zyrës së kadastrës pranë kësaj komune, prokuroria lëshoi një urdhërndalimi me numër 17|1 që mban datën 17 korrik të këtij viti, pasi akuzohej prej këtij organi për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Organi i akuzës urdhëroi një muaj më parë arrestimin e kreut të komunës Perondi, Ramiz Oboni, dhe katër ish-anëtarë të komisionit të kthimti të pronave, pasi akuzoheshin për falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke për Obonin. Por, ndërsa ky i fundit dhe tre ish-anëtarë të komisionit u prangosën nga policia menjëherë pas lëshimit të urdhrit, Qevani u arrestua vetëm pasditen e djeshme kur u ekzektua urdhri i prokurorisë.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›