E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh në Qafë-thanë

Autori i Lajmit: red.
Fluksi i njerëzve në pikën doganore të Qafë- thanës që kanë hyrë nga Maqedonia dhe Kosova gjatë sezonit të verës dhe veçanërisht në ditët e para të gushtit ka qenë i madh. Sipas burimeve nga pika doganore e Qafë-thanës gjatë ditëve të para të muajit gusht kanë hyrë 45 mijë pushues, të cilët u janë drejtuar kryesisht zonave bregdetare të vendit. Ndërsa gjatë muajit korrik kanë hyrë rreth 75 mijë pushues. Pavarësisht fluksit në rritje të pushuesve, puna në pikën doganore Qafë-thanë po ecën normalisht dhe po punohet me 6 sportele. Krahasuar me një vit më parë, numri i pushuesve që kanë hyrë në tokën shqiptare është dy herë më i lartë.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›