Asgjësohen 103 rrënjë hashash, ndiqet në gjendje të lirë 77-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Efektivat e policisë kanë asgjësuar në një zonë malore në rrethin e Gjirokastrës një sasi bimësh narkotike ndërkohë që kultivuesi i tyre 77-vjeçar do të ndiqet në gjendje të lirë nga organet e drejtësisë. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, “Seksioni i Luftës kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për një parcelë të kultivuar me bimë narkotike në fshatin Shëntodhër, të komunës Lunxhëri të rrethit Gjirokastër, ka organizuar një kontroll në këtë fshat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër”. Gjatë këtij kontrolli efektivat e policisë kanë bërë të mundur evidentimin e një parcele brenda një stalle bagëtish në fshatin Shëntodhër, Gjirokastër. “Në këtë stallë, e cila ishte në pronësi të 77-vjeçarit Esat Dinaj, lindur në Hormovë dhe banues në Shëntodhër, Gjirokastër, ishin mbjellë 103 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa”, - thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Në momentin e kontrollit nga ana e policisë, në këtë parcelë është gjetur pronari i saj, 73-vjeçari Dinaj. Burimet policore konfirmojnë faktin se gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë në lidhje me këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike ai i ka pohuar grupit hetimor se e ka mbjellë vetë parcelën.
Nga ana e policisë u bë asgjësimi i këtyre bimëve me anë të djegies, ku disa bimë u morën në cilësinë e provës materiale.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008