Mospajtime në Këshill

Këshilli Drejtues i PDK’së ka njoftuar të mërkurën për nisjen e procesit zgjedhor brendapartik dhe për themelimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë për Prishtinën.
Këto dy vendime janë marrë pasi Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi ka marrë kritika nga Sekretari i Partisë, Jakup Krasniqi për kompromisin e fundit me Serbinë.
Krasniqi dhe Thaçi kanë treguar se nuk janë në të njëjtën vijë politike kur bëhet fjalë për bisedimet me Serbinë.
Sekretari i PDK’së ka thënë se dialogu që po zhvillohet me Beogradin po e çon Kosovën drejt një kompromisi, e që është statusi special për pjesën veriore.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga Këshilli Drejtues i PDK’së të deklarohet rreth fusnotës për të ditur përgjegjësinë.
“Ajo fusnotë nuk është e favorshme për Kosovën dhe Këshilli nuk ka debatuar, PDK’ja s`mund ta marrë përgjegjësinë për atë, por deklarimet e tjera që vijnë pas kësaj kohe që konsideroj se kanë marrë krah te këto lëshime që i janë bëtë palës serbe te këto bisedime janë paralajmërim për një autonomi të serbëve në Kosovë. Ndoshta më tepër mendohet për autonomi të pjesës veriore”, ka paralajmëruar Krasniqi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...