"Pamje nga ura" dhe Miler serish ne TK
Si rralle ndonje shfaqje, "Pamje nga Ura", e Artur Miler, e ka joshur se tepermi publikun shqiptar. Ndaj edhe fundjava e rikthen ate ne skenen e madhe te Teatrit Kombetar per te disaten here. Duke qene se eshte publiku ai qe "ben ligjin" e kerkon bileta per te ndjekur shfaqjen, ndaj edhe pergjigjja nga teatri s'ka munguar. Me regji te Albert Minges, "Pamje nga ura" ka nje kast te perzgjedhur aktoresh, ku kryeson Timo Flloko me rolin e Edi Karbones. Per te mos lene aspak menjane Yllka Mujo, Olta Gixhari, Indrit Cobani, Bujar Asqeriu etj. "Pamje nga ura", qe Mileri e ngjizi dekada me pare. Por, Albert Minga ka preferuar t'ia dhuroje skenes sone ne fund te vitit 2007 e mjerisht tingelloi po aq aktuale kjo drame. Kohe me pare, fare pak dite pas premieres, nje nga aktoret me te reja te skenes shqiptare, Olta Gixhari, kishte nje deshire te madhe. Ta interpretonte pa fund Ketin. Ndoshta deshira e saj s'do te plotesohet teresisht, por ama nje gje eshte e sigurt, se edhe per shume kohe kjo do te jete nje shfaqje, e cila do te mund te jete prezent ne skenen shqiptare, edhe pa u shfaqur madje. Si rrallehere, askush nuk u mburr per sukses te madh para se kjo drame te shfaqte premieren, mbremjen e 23 nentorit. Ndersa emri i dramaturgut Artur Miler padyshim qe u lakua jo pak ne te perditshmet shqiptare. Me kureshtjen se c'lloj venieje ne skene do te qe kjo e radhes. E ne fakt eshte nje prej atyre shfaqjeve qe ka ndjelle jo pak spektatore.
Nuk mbahet mend qe kur ne Shqiperi te kishte dyndje per te blere nje bilete shfaqjeje. Me ne fund, ja behu nje shfaqje nisi te shuaje etjen a urine e spektatorit. Ja behu nje shfaqje qe nisi te vere ne vend "nderin e humbur" te skenes se teatrit shqiptar.
Nuk mbahet mend qe kur ne Shqiperi te kishte dyndje per te blere nje bilete shfaqjeje. Me ne fund, ja behu nje shfaqje nisi te shuaje etjen a urine e spektatorit. Ja behu nje shfaqje qe nisi te vere ne vend "nderin e humbur" te skenes se teatrit shqiptar.